Jashari mungon në stërvitje me Club Brugge – pret për Milanin

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Korrik, 2025 19:08

Jashari mungon në stërvitje me Club Brugge – pret për Milanin

Mesfushori i talentuar Ardon Jashari vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes te AC Milan, pas zyrtarizimit të Luka Modric. 22-vjeçari i Club Brugge është një objektiv kryesor për repartin qendror të kuqezinjve, por negociatat me klubin belg nuk kanë sjellë ende një marrëveshje përfundimtare.

Sipas raportimeve nga HLN, Milan ka ofruar një paketë që tejkalon 35 milionë euro, përfshirë bonuse, por Brugge kërkon 40 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin. Ndërkohë, Jashari ka arritur një akord personal me Milanin, përmes drejtorit sportiv Igli Tare, dhe po shtyn fort për realizimin e transferimit.

Në ditët e fundit, lojtari mungoi në festimet e klubit me mbi 10,000 tifozë, si dhe nuk pritet të paraqitet në stërvitjen e radhës, duke sinjalizuar qartë dëshirën për të kaluar në “San Siro”.

Në sezonin e fundit me Brugge, Jashari ka luajtur 35 ndeshje, ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 4 asistime, duke u vlerësuar si një nga mesfushorët më premtues në Belgjikë.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Korrik, 2025 19:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.