Vetëm dy orë më parë, klubi saudit Al-Nassr ka zyrtarizuar emërimin e Jorge Jesus si trajnerin e ri të skuadrës. Lajmi u konfirmua përmes një postimi në Facebook, duke i dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e teknikut portugez.
Pas prezantimit, Jesus deklaroi se ftesa për t’u bashkuar me klubin erdhi drejtpërdrejt nga Cristiano Ronaldo, ylli i skuadrës:
“Cristiano Ronaldo më kontaktoi për t’iu bashkuar klubit Al-Nassr, përndryshe nuk do të isha këtu. Ne nuk luajmë vetëm për të fituar, por për të shkruar histori.”
Detajet e kontratës:
- Kontratë njëvjeçare
- Pagë e raportuar rreth 12 milionë euro
- Synimi: të ndihmojë Ronaldon të fitojë trofeun e parë në Arabinë Saudite
Jesus, 70 vjeç, ka një karrierë të pasur me klube si Sporting, Benfica, Braga, Fenerbahçe, dhe së fundmi Al-Hilal, ku fitoi trefishin vendas. Ai zëvendëson Stefano Pioli, pas një sezoni zhgënjyes për Al-Nassr.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
14 Korrik, 2025 23:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.