Muzika si terapi – si ndikon në trurin dhe emocionet tona
Muzika, një formë arti që ka shoqëruar njerëzimin për mbi 40,000 vite, vazhdon të jetë një burim i fuqishëm i emocioneve dhe qetësisë shpirtërore. Nga flauti i lashtë deri te kitara elektrike, muzika ka ndikuar në kulturën, kujtesën dhe shëndetin mendor të njeriut.
Studime të fundit nga Universiteti Durham dhe Universiteti i Jyväskylä tregojnë se muzika melankolike, pavarësisht trishtimit që mund të përcjellë, sjell kënaqësi dhe komfort për shumicën e dëgjuesve. Muzika ndihmon në rehabilitimin e trurit, përmirëson gjendjen emocionale dhe funksionon si terapi për stresin, ankthin dhe depresionin.
Muzika ritmike, sipas një studimi të publikuar në Journal of Positive Psychology, përmirëson humorin në vetëm dy javë, duke ndihmuar njerëzit të rregullojnë emocionet e tyre në mënyrë të vetëdijshme.
Terapia muzikore, e përdorur gjerësisht në SHBA, ndihmon në trajtimin e dhimbjeve fizike, problemeve neurologjike si dementia dhe parkinsoni, si dhe në çlirimin emocional pas traumave.
Ekspertët rekomandojnë që secili të gjejë muzikën që ka më përzemër dhe ta dëgjojë sa herë ka nevojë për qetësim shpirtëror.
Flaka














