Kilometrazhi digjital nuk është i sigurt – ja si të mbroheni
Manipulimi i kilometrazhit është një nga mashtrimet më të përhapura në tregun e makinave të përdorura, duke mashtruar mijëra blerës çdo vit. Një makinë që duket si mundësi e artë me vetëm 60.000 km mund të ketë kaluar realisht mbi 120.000 km.
Kilometrazhi digjital nuk garanton siguri – edhe makinat moderne mund të manipulohen përmes softuerëve të veçantë, duke zhdukur dhjetëra mijëra kilometra nga regjistrimet.
Rreziqet për blerësin përfshijnë jo vetëm çmimin e lartë për një makinë të konsumuar, por edhe riparime të shtrenjta që nuk përputhen me “kilometrazhin e ulët”.
Si të dyshoni për manipulim:
- Timon i konsumuar, pedale të gërryera, sedilje të dëmtuara
- Goma të reja në kilometrazh të ulët
- Frenat të ndërruara para 50.000 km
- Mospërputhje në libër servisi
- Gërvishtje në tabelën e shpejtësisë ose shifra të paorientuara
Zgjidhja më e sigurt: kontrolli përmes ECU-së (njësisë kompjuterike të makinës) nga një mekanik profesionist, që mund të zbulojë kilometrazhin real të regjistruar në sistemin elektronik.
Ky shërbim kushton nga 70 deri në 140 euro – një investim i vogël për të shmangur humbje të mëdha.
Flaka
















