Akullorja ndihmon pacientët me kancer – ja si i lehtëson simptomat
Ndër efektet anësore më të zakonshme të trajtimit të kancerit janë humbja e oreksit, vështirësia në gëlltitje, plagët në gojë dhe goja e thatë – të gjitha këto e bëjnë të vështirë të ushqyerit. Por sipas ekspertëve, një ushqim i thjeshtë dhe i shijshëm si akullorja mund të ndihmojë në lehtësimin e këtyre simptomave dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së pacientëve.
Përfitimet kryesore të akullores për pacientët me kancer:
- Stimulohet oreksi falë shijes së këndshme dhe teksturës së butë
- Lehtësohet dhimbja në gojë dhe fyt në rastet e mukozitit oral
- Zvogëlohet ndjesia e thatësisë në gojë (kserostomi)
- Sigurohet energji dhe kalori për ata që kanë humbje të peshës
- Përmirësohet përthithja e proteinave, sidomos kur kombinohet me fruta, kosi apo arra
Ekspertët rekomandojnë akullore industriale të pasterizuar për pacientët me neutropeni, për të shmangur rreziqet mikrobiologjike. Gjithashtu, këshillohet kujdes me temperaturën e konsumimit për të shmangur dhimbje koke apo dispepsi.
Akullorja nuk është zgjidhje për çdo pacient, por mund të jetë një mjet i dobishëm në dietën onkologjike, sidomos për ata që kanë vështirësi në të ngrënë dhe ruajtjen e peshës.
Flaka














