HUTA: Më shumë transparencë në lidhje me donacionin serb prej 800 mijë euro në Tetovë

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Korrik, 2025 00:25

HUTA: Më shumë transparencë në lidhje me donacionin serb prej 800 mijë euro në Tetovë

Organizata nga  Tetova “HUTA” ka kërkuar më shumë transparencë në rinovimin e gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”, duke kërkuar edhe përfshirjen e historisë shqiptare në këtë objekt që gjendet në Tetovë, transmeton Portalb.mk.

“Ne i bëjmë thirrje Komunës së Tetovës dhe donatorëve privatë: 1. Të ndërmerren hapa konkretë për të përfshirë historinë shqiptare të këtyre godinave; 2. Të pastrohet komunikimi publik nga elementë që mund të interpretohen si përkrahje e ndarjes identitare në institucion dhe 3. Transparencë në përmbajtjen e marrëveshjes, kushtet që mund të përfshijë, si dhe ndikimin e mundshëm të saj në komunitet”, deklaruan nga HUTA.

Ata shprehet të shqetësuar në lidhje me mënyrën se si është prezantuar donacioni prej 800 mijë nga kompania serbe “Unipromet”, me pronar nga Serbia, Ratko Popoviq.

“Ne duam të potencojmë institucionet qendrore dhe lokale që ky objekt nuk i ka shërbyer vetëm popullit Maqedonas por edhe ati Shqiptarë, pasi që në këtë shkollë gjatë gjithë kohërave kanë mësuar edhe nxënës shqiptarë”, deklaruan nga HUTA, duke shtuar se gjatë periudhës 1941-1945 në këtë objekt ka qenë e vendosur shkolla fillore e parë shqiptare Tajar Tetova”.

Ndryshe,  kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i shoqëruar nga  kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, dje kanë prezantuar donacionin prej 800 mijë euro në shkollën “Kiril Pejçinoviq”.

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Korrik, 2025 00:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.