E bardha e vezës – zgjidhje natyrale për lëkurë të shëndetshme
Ndërsa temperaturat ndryshojnë nga vapa përvëluese në të ftohtin dimëror, lëkura jonë mbetet e ekspozuar ndaj sfidave të përditshme. Shumë njerëz harrojnë ta përfshijnë kujdesin ndaj saj në rutinën e përditshme, duke e lënë të pambrojtur ndaj akneve, rrudhave, poreve të zmadhuara dhe problemeve më serioze si ekzema apo psoriaza.
Sipas AgroWeb.org, një nga ushqyesit më të fuqishëm natyral për lëkurën gjendet pikërisht në frigoriferin tuaj: e bardha e vezës. E pasur me proteina, kalcium, magnez dhe folate, ajo ndihmon në rigjenerimin dhe pastrimin e lëkurës, duke i dhënë asaj një pamje më të freskët dhe të re.
Portali sjell tre receta të thjeshta maskash që mund të përgatiten në shtëpi:
Trajtimi pastrues
- 1 e bardhë veze
- 1 lugë gjelle sheqer
- 2 lugë çaji niseshte Kjo maskë pastron poret dhe zbut rrudhat, duke e lënë lëkurën të tendosur dhe të pastër.
Trajtimi qetësues
- 1 e bardhë veze
- 1 lugë çaji xhel aloe vera
- 1 lugë çaji çaj kamomili Ideale për lëkurë të irrituar, kjo maskë qetëson skuqjen dhe inflamacionin.
Trajtimi për aknet
- 1 e bardhë veze
- 1 lugë çaji lëng limoni
- 1 lugë çaji mjaltë Kombinimi i limonit dhe mjaltit ndihmon në balancimin e yndyrës dhe luftimin e baktereve.
Përdorimi i këtyre maskave 1–2 herë në javë mund të sjellë ndryshime të dukshme në cilësinë e lëkurës, pa nevojën për produkte të shtrenjta kozmetike.
Flaka
















