Mëlçia e shëndetshme nis nga kuzhina – 11 ushqimet që e mbrojnë
Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme të trupit, që luan rol kyç në detoksifikim, tretje dhe ruajtjen e ekuilibrave metabolikë. Për ta mbajtur të shëndetshme, nuk nevojiten receta të ndërlikuara – ushqimet e duhura janë të thjeshta dhe të përditshme.
Sipas ekspertëve të të ushqyerit, shmangia e alkoolit të tepërt, ushqimeve të përpunuara dhe sheqernave të thjeshta, si dhe aktiviteti fizik i rregullt, janë hapat e parë drejt një mëlçie të fortë. Por çfarë duhet të përfshijmë në dietë?
Ja 11 ushqimet që ndihmojnë në pastrimin dhe mbrojtjen e mëlçisë:
- Boronica – Të pasura me antioksidantë, luftojnë radikalet e lira dhe ndihmojnë në parandalimin e qelizave kancerogjene në mëlçi.
- Perime me gjethe jeshile – Spinaqi, brokoli, rukola dhe lakra ndihmojnë në detoksifikim dhe zvogëlojnë rrezikun e mëlçisë yndyrore.
- Domate – Të pasura me likopen, ndihmojnë në neutralizimin e inflamacionit dhe mbrojtjen e qelizave hepatike.
- Panxhar – Lëngu i tij është një nga detoksifikuesit më të fuqishëm për mëlçinë.
- Farat e lirit – Omega-3 dhe fibra që ndihmojnë në uljen e yndyrës dhe rregullimin e kolesterolit.
- Peshku yndyror – Salmoni, harenga dhe sardelet përmirësojnë shëndetin e mëlçisë përmes acideve yndyrore të dobishme.
- Kafeja – Studimet tregojnë se zvogëlon rrezikun e cirrozës dhe mëlçisë yndyrore.
- Vaji i ullirit – Ul yndyrën rreth mëlçisë dhe përmirëson enzimat hepatike.
- Hudhra – Përmban komponime squfuri që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë dhe forcimin e imunitetit.
- Frutat agrume – Limoni dhe portokalli ndihmojnë në eliminimin e toksinave.
- Arra – Të pasura me vitaminë E dhe omega-3, ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe mbrojtjen nga sëmundjet hepatike.
Kujdesi për mëlçinë nuk është luks – është domosdoshmëri. Një dietë e balancuar mund të bëjë diferencën mes një trupi të lodhur dhe një organizmi vital.
Flaka
















