Djersitja në gjumë – kur është normale dhe kur jo
Djersa është një mekanizëm natyror i trupit për të rregulluar temperaturën, por djersitja gjatë gjumit mund të jetë shqetësuese për shumë njerëz. Ndërsa faktorët si temperatura e ambientit, batanijet e rënda, apo pizhamet jo të përshtatshme janë shkaqe të zakonshme, ka edhe arsye më serioze që duhen marrë parasysh.
Shkaqet më të zakonshme të djersitjes gjatë natës:
- Medikamente: Antidepresivët, aspirina, paracetamoli dhe ilaçe të tjera mund të shkaktojnë djersitje si efekt anësor.
- Sëmundje infektive: HIV, tuberkulozi, sëmundja e Hodgkin-it dhe gripi janë të lidhura me djersitje të natës.
- Alkoli: Abuzimi me alkoolin gjatë natës ndikon në sistemin nervor dhe shkakton djersitje.
- Ushqimi pikant: Rrit temperaturën e trupit gjatë tretjes, duke shkaktuar djersitje.
- Hiperhidroza: Një gjendje që shkakton djersitje të tepruar pa ndonjë shkak të dukshëm.
- Menopauza dhe ndryshimet hormonale: Gratë përjetojnë afshe të nxehta dhe djersitje për shkak të rënies së estrogjenit. Edhe meshkujt me nivele të ulëta të testosteronit mund të përjetojnë simptoma të ngjashme.
Kur duhet të shqetësoheni?
Nëse djersitja është e shpeshtë, e tepruar dhe shoqërohet me ethe, lodhje, humbje peshe apo pagjumësi, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun. Djersitja mund të jetë simptomë e një sëmundjeje të fshehur që kërkon trajtim.
Flaka














