Cristiano Ronaldo ka shkruar sërish historinë e futbollit botëror. Në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite ndaj Al Ahli-t, portugezi realizoi nga pika e bardhë golin e tij të 100-të me fanellën e Al Nassr.
Ky moment historik e bën 40-vjeçarin lojtarin e parë në histori që arrin kuotën e 100 golave me katër klube të ndryshme:
- Manchester United – 145 gola
- Real Madrid – 451 gola
- Juventus – 101 gola
- Al Nassr – 100 gola
Për të arritur këtë shifër te klubi saudit, Ronaldos i janë dashur vetëm 113 ndeshje.
Megjithatë, goli i tij nuk mjaftoi për të siguruar trofeun, pasi Al Nassr u mposht me penallti 5-3 pas barazimit 2-2 në kohën e rregullt.
Pavarësisht humbjes, kjo arritje është një tjetër dëshmi e karrierës së tij legjendare, ku përveç klubeve, Ronaldo ka shënuar edhe 138 gola me kombëtaren e Portugalisë. Me kontratë deri në vitin 2027, ai synon të bëhet lojtari i parë që arrin 1000 gola në karrierë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
24 Gusht, 2025 09:44 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.