Barcelona pranë rikthimit në Camp Nou – merr certifikatën përfundimtare të ndërtimit
FC Barcelona ka bërë një hap të madh drejt rikthimit në shtëpinë e saj historike. Klubi katalanas ka marrë certifikatën përfundimtare të ndërtimit për fazën 1A të rikonstruksionit të Spotify Camp Nou, një dokument kyç që i hap rrugën hapjes së pjesshme të stadiumit.
Sipas raportimeve të RAC1, nesër Këshilli Bashkiak i Barcelonës do të vizitojë stadiumin për të kryer inspektimin final. Ky kontroll do të jetë vendimtar për të përcaktuar nëse stadiumi mund të hapet në shtator, me ndeshjen e parë të mundshme më 14 shtator kundër Valencias.
Për javë të tëra, ka pasur pasiguri mbi vendin ku Barcelona do të luajë këtë ndeshje, pasi stadiumi i përkohshëm Montjuïc nuk është i disponueshëm atë ditë. Marrja e certifikatës ndryshon skenarin dhe rrit shpresat për një rikthim historik në Camp Nou, edhe pse fillimisht me kapacitet të kufizuar prej 27,000 tifozësh.
Ky moment shënon jo vetëm një hap të madh në projektin ambicioz të rikonstruksionit, por edhe një rikthim emocional për tifozët, të cilët mezi presin të kthehen në shtëpinë e tyre të vërtetë.
Flaka
















