Fitorja 5-0 ndaj Torinos, Lautaro: Kemi energji të re

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Gusht, 2025 14:22

Fitorja 5-0 ndaj Torinos, Lautaro: Kemi energji të re

Interi e nisi sezonin e ri të Serie A me një fitore spektakolare 5-0 ndaj Torinos në “San Siro”, në debutimin e trajnerit Cristian Chivu. Kapiteni Lautaro Martinez, autor i një prej golave, foli për kanalet zyrtare të klubit duke shprehur kënaqësinë për paraqitjen dhe frymën e skuadrës.

“Ndjesia është fantastike. Pas Kupës së Botës për Klube, folëm shumë mes nesh. Trajneri po na shtyn të punojmë fort dhe sot pamë një ekip që donte ta rifitonte topin menjëherë kur e humbiste. Ky është mentaliteti me të cilin kemi nisur dhe jemi të lumtur me këtë debutim,” tha “El Toro”.

Sulmuesi argjentinas theksoi se energjia e fillimit të sezonit ishte e dukshme te të gjithë lojtarët, përfshirë ata që hynë nga stoli. Ai shtoi se Interi duhet të qëndrojë gjithmonë në krye dhe se rezultati i thellë konfirmon vendosmërinë dhe qasjen e duhur.

Për golin e tij, Lautaro u shpreh se çdo gol është i rëndësishëm, por mbi të gjitha ka rëndësi që topi të përfundojë në rrjetë. “Ende duhet të përmirësohemi cilësisht, por jam i kënaqur me atë që pamë sot,” përfundoi kapiteni zikaltër.

Flaka

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Gusht, 2025 14:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?