Alejandro Garnacho ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij: ylli argjentinas i Manchester United dëshiron vetëm Chelsea-n.
Sipas burimeve pranë negociatave, Garnacho ka refuzuar një ofertë të majme nga Arabia Saudite dhe nuk ka ndërmend të shqyrtojë asnjë klub tjetër. Marrëveshja personale me Chelsea-n është 100% e arritur, ndërsa bisedimet mes dy klubeve janë në fazën përfundimtare për të mbyllur transferimin përpara mbylljes së merkatos.
21-vjeçari, i njohur për shpejtësinë, driblimet dhe vendosmërinë e tij, shihet nga trajneri Enzo Maresca si një përforcim kyç për krahun e majtë të sulmit. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Garnacho pritet të zbarkojë në “Stamford Bridge” shumë shpejt, duke u bërë një nga transferimet më të bujshme të verës.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
26 Gusht, 2025 15:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.