Onana drejt huazimit te West Ham

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 27 Gusht, 2025 08:49

Onana drejt huazimit te West Ham

E ardhmja e Andre Onana te Manchester United është vënë në pikëpyetje, pasi West Ham United ka shprehur interes për ta marrë portierin kamerunas në formë huazimi.

Trajneri i “Hammers”, Graham Potter, edhe pse ka afruar këtë verë portierin danez Mads Hermansen, kërkon të shtojë konkurrencën në portë dhe e sheh Onana-n si një opsion ideal për Premier League.

Situata e 28-vjeçarit në “Old Trafford” është komplikuar pas mbërritjes së mundshme të portierit belg Senne Lammens nga Royal Antwerp. Nëse marrëveshja finalizohet, Lammens pritet të marrë rolin e titullarit, duke shtyrë Onana-n ose Altay Bayındır drejt një largimi.

Onana është lënë jashtë formacionit nga trajneri Ruben Amorim në dy ndeshjet e para të sezonit kundër Arsenalit dhe Fulhamit, me Bayındır që ka qenë titullar. Kjo ka shtuar dyshimet se ish-portieri i Interit mund të kërkojë një aventurë të re për të siguruar minuta të rregullta.

Flaka

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 27 Gusht, 2025 08:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?