Real Madrid është futur në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit të talentuar të Manchester United, Kobbie Mainoo, me një marrëveshje të mundshme huazimi për një sezon.
20-vjeçari anglez, i cili shpërtheu në skenën e madhe gjatë sezonit 2023/24 dhe u bë hero në finalen e FA Cup ndaj Manchester City-t, ka humbur terren në formacionin e trajnerit Ruben Amorim këtë sezon, duke mos u aktivizuar në dy ndeshjet e para të Premier League.
Përveç Real Madridit, edhe Atletico Madrid dhe disa klube të Premier League po monitorojnë situatën e tij, ndërsa lojtari kërkon minuta të rregullta dhe mundësi për të luajtur në Champions League.
Manchester United nuk është i prirur ta lërë të largohet në formë huazimi, por presioni i lojtarit për më shumë hapësira mund të ndikojë në vendimin final përpara mbylljes së merkatos.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
27 Gusht, 2025 09:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.