Interesimi i Fiorentinës për sulmuesin kosovar Mirlind Daku duket se ka marrë fund, sipas raportimeve të mediumit rus Euro-Football. Klubi italian kishte shfaqur interes për lojtarin e Rubin Kazanit, madje u përfol për një ofertë rreth 20 milionë euro, por bisedimet nuk kanë avancuar dhe pista “Viola” është zbehur.
Aktualisht, nuk ka oferta të tjera konkrete për 26-vjeçarin, i cili ka shkëlqyer në Premier Ligën ruse dhe është pjesë e rëndësishme e kombëtares së Kosovës.
Megjithatë, trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov, nuk e ka mbyllur derën për një largim të mundshëm:
“Nuk jemi gati. Ne kemi vetëm dy sulmues. Kjo nuk do të duhej të ndodhte në një klub me synime. Por nëse ka një ofertë specifike, nuk do të jemi në gjendje të bëjmë asgjë,” – deklaroi ai.
Situata e Dakut mbetet për t’u ndjekur deri në fund të merkatos, pasi çdo ofertë e rëndësishme mund të ndryshojë planet e klubit rus.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
27 Gusht, 2025 10:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.