Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka folur me superlativa për talentin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal, duke e cilësuar si një nga lojtarët më premtues të futbollit botëror.
“Do të doja ta stërvisja Lamine… Ai është në klubin më të mirë për t’u bërë më i miri,” tha Guardiola, duke shtuar se suksesi i tij do të varet nga vazhdimësia:
“Ai do të duhet ta provojë veten çdo tre ditë për pesëmbëdhjetë vjet.”
Deklarata e Guardiolës vjen në një periudhë ku Yamal, vetëm 18 vjeç, po shkëlqen me paraqitjet e tij në La Liga dhe Champions League, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe tifozëve në mbarë botën.
Guardiola, i cili ka punuar me disa nga lojtarët më të mëdhenj të historisë, përfshirë Lionel Messin, theksoi se talenti i jashtëzakonshëm duhet shoqëruar me disiplinë dhe punë të palodhur për të arritur majat e futbollit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
27 Gusht, 2025 10:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.