Milan në ofensivë për Rabiot – Leao mungon deri në fund të shtatorit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 27 Gusht, 2025 11:16

Milan në ofensivë për Rabiot – Leao mungon deri në fund të shtatorit

Pas humbjes zhgënjyese ndaj Cremoneses në start të sezonit, drejtuesit e AC Milan po vijojnë punën për të përforcuar skuadrën sipas kërkesave të trajnerit Massimiliano Allegri. Objektivi më i fundit është mesfushori francez Adrien Rabiot, një lojtar që Allegri e vlerëson shumë që nga koha kur të dy bashkëpunuan te Juventus.

Sipas mediave italiane dhe raportimeve nga Franca, Marseille e ka nxjerrë në shitje 29-vjeçarin pas një konflikti të bujshëm me shokun e skuadrës Jonathan Rowe. Klubi francez kërkon 15 milionë euro cash për kartonin e tij dhe nuk pranon shkëmbime lojtarësh. Nga ana tjetër, Rabiot kërkon një pagë prej 5 milionë euro në sezon, plus bonuse që do ta çonin shifrën në 6 milionë euro. Drejtori sportiv Igli Tare raportohet se ka zhvilluar takime me agjentët e lojtarit për të kuptuar mundësinë e transferimit në Milano.

Ndërkohë, kuqezinjtë përballen me një mungesë të rëndësishme: Rafael Leao nuk ishte i gatshëm për ndeshjen e parë dhe, sipas stafit mjekësor, nuk do të rrezikohet as ndaj Lecces. Sulmuesi portugez po stërvitet i diferencuar dhe pritet të rikthehet më 24 shtator, në sfidën ndaj Bologna-s në “San Siro”, pas pauzës së kombëtareve.

Flaka

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 27 Gusht, 2025 11:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?