Ish-mbrojtësi i Real Madrid, Marcelo, ka bërë një rrëfim të sinqertë dhe surprizues mbi një nga momentet më të diskutueshme të Ligës së Kampionëve. Në një intervistë të fundit, braziliani pranoi se një nga golat e Cristiano Ronaldos kundër Bayern Munich në çerekfinalen e vitit 2017 ishte në pozicion jashtë loje.
“Ishte jashtë loje. E dija, por tani shkoni e ankohuni!” – tha Marcelo me humor, duke kujtuar aksionin ku ai asistoi Ronaldon për golin që vulosi kualifikimin e madrilenëve në gjysmëfinale.
Aksioni ndodhi në minutën e 109-të të ndeshjes së kthimit në “Santiago Bernabéu”, kur Marcelo depërtoi mes mbrojtjes bavareze dhe pasoi te Ronaldo, i cili shënoi për 3-2. Real Madrid e mbylli sfidën 4-2, duke kaluar më tej dhe më pas duke fituar trofeun e Champions League atë sezon.
Ky pranim i Marcelo-s ka rikthyer debatet e vjetra mbi vendimet e arbitrave dhe mungesën e VAR-it në atë kohë, një teknologji që sot do ta kishte anuluar golin.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
27 Gusht, 2025 11:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.