Fenerbahçe e drejtuar nga José Mourinho nuk arriti të sigurojë një vend në fazën e grupeve të Champions League, pasi u mposht 1-0 nga Benfica në “Estádio da Luz” në ndeshjen e kthimit të “play-off”-it.
Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 35-të nga Kerem Aktürkoğlu, ish-lojtar i Galatasaray-t, duke vulosur kualifikimin e portugezëve.
Pas ndeshjes, “Special One” u shfaq i qetë dhe realist në analizën e tij:
“Benfica në pjesën e parë jo vetëm që ishte më e mirë, por shumë më e mirë. Në të dytën luajtëm më mirë, por jo aq sa duhej. Krijuam dy raste të qarta, por kartoni i kuq na prishi ritmin. Në fund fitoi skuadra më e fortë dhe e meritoi plotësisht.”
Mourinho shpjegoi edhe zgjedhjet taktike, duke theksuar se Duran nuk ishte në formën e duhur fizike, ndërsa Talisca u preferua për aftësinë e tij për të luajtur mes linjave.
Portugezi e sheh këtë eliminim si një mundësi për t’u fokusuar te Europa League:
“Në Champions do të kishim një kalendar më të ngjeshur. Tani objektivi është i qartë – të shkojmë deri në fund dhe të luftojmë për trofeun.”
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
28 Gusht, 2025 09:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.