Arsenal ka hyrë në bisedime të drejtpërdrejta me Bayer Leverkusen për transferimin e mbrojtësit ekuadorian Piero Hincapié, me marrëveshjen personale tashmë të arritur mes klubit londinez dhe lojtarit.
Sipas raportimeve, “Topçinjtë” preferojnë një formulë huazimi me detyrim blerjeje, ndërsa gjithçka tani varet nga struktura e marrëveshjes që duhet të marrë miratimin e bordit të Leverkusen-it.
Hincapié, 23 vjeç, ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2029 dhe është një nga lojtarët kyç të skuadrës, por dëshira e tij është e qartë – të transferohet në “Emirates Stadium” dhe të punojë nën urdhrat e Mikel Artetës.
Nëse palët arrijnë marrëveshje, kjo do të hapte rrugën për largimin e Jakub Kiwior drejt Porto-s për një tarifë prej 26 milionë euro, marrëveshje që pritet të mbyllet menjëherë pas finalizimit të operacionit Hincapié.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
28 Gusht, 2025 09:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.