AC Milan ka arritur marrëveshje të plotë me Chelsea-n për transferimin e sulmuesit francez Christopher Nkunku, në një operacion me vlerë 37 milionë euro fikse plus 5 milionë euro bonuse dhe një klauzolë për përqindje nga shitja e ardhshme.
27-vjeçari ka rënë dakord për një kontratë 5-vjeçare me “Rossonerët” dhe tashmë klubet po shkëmbejnë dokumentacionin për finalizimin e marrëveshjes. Hapat e radhës përfshijnë udhëtimin e lojtarit drejt Milanos, vizitat mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës.
Nkunku, i cili iu bashkua Chelsea-s në vitin 2023 nga RB Leipzig për mbi 60 milionë euro, nuk arriti të gjente vazhdimësi në Londër për shkak të dëmtimeve dhe konkurrencës së lartë. Megjithatë, ai mbetet një nga lojtarët më kreativë dhe të gjithanshëm në sulm, dhe shihet si një përforcim i madh për skuadrën e Massimiliano Allegrit.
Ky transferim pritet të hapë rrugën për largimin e Jakub Kiwior drejt Porto-s për 26 milionë euro, nëse gjithçka shkon sipas planit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
28 Gusht, 2025 11:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.