E ardhmja e Fermín Lopez te FC Barcelona është në pikëpyetje, mes interesimit të fortë nga Chelsea dhe mundësisë për një transferim të madh në Premier League. Sipas raportimeve nga Spanja, nëse mesfushori 22-vjeçar vendos të largohet, katalanasit nuk do të kërkojnë një përforcim nga merkatoja – vendin e tij do ta marrë talenti i akademisë, Pedro “Dro” Fernandez.
Dro, vetëm 17 vjeç, ka shkëlqyer gjatë fazës përgatitore nën urdhrat e Hansi Flick, duke treguar personalitet dhe aftësi teknike që e bëjnë të gatshëm për hapin e madh në ekipin e parë. Ai është një mesfushor ofensiv i gjithanshëm, i aftë të luajë si “numri 10” apo në krahë, dhe konsiderohet si një nga diamantët më premtues të La Masia-s.
Vendimi për t’i besuar një lojtari kaq të ri tregon strategjinë e Barcelonës për të forcuar identitetin e saj me talente të brendshme, duke shmangur shpenzimet e mëdha në merkato.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
28 Gusht, 2025 14:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.