Saga e gjatë e merkatos për Nicolas Jackson ka marrë fund. Bayern Munich dhe Chelsea kanë zyrtarizuar një marrëveshje të re për transferimin e sulmuesit senegalez në formë huazimi, me një klauzolë blerjeje dhe një element të ri – mundësi detyrimi për blerje, sipas kërkesës së klubit londinez.
Sipas marrëveshjes, Bayern do të paguajë një tarifë huazimi prej 15 milionë eurosh, ndërsa Jackson ka rënë dakord për një kontratë 5-vjeçare që do të hyjë në fuqi në verën e vitit 2026.
Ky transferim vjen pas një serie negociatash të ndërlikuara, ku marrëveshja fillimisht ishte në rrezik për shkak të dëmtimit të Liam Delap te Chelsea. Megjithatë, palët rifilluan bisedimet dhe arritën akordin përpara mbylljes së afatit kalimtar.
Jackson, i cili ka shënuar 30 gola në 81 ndeshje për Chelsea që nga transferimi nga Villarreal në vitin 2023, shihet si një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv të trajnerit Vincent Kompany.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
2 Shtator, 2025 08:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.