Newcastle United ka kompletuar një nga transferimet më dramatike të merkatos verore, duke siguruar shërbimet e sulmuesit kongolez Yoane Wissa nga Brentford për një shumë prej 55 milionë £ – vetëm 30 sekonda para mbylljes zyrtare të afatit kalimtar.
Sipas raportimeve të Sky Sports, marrëveshja ishte në rrezik të dështonte për shkak të vonesave në dokumentacion, por “deal sheet” u dorëzua në kohë rekord, duke i dhënë dritën jeshile transferimit.
28-vjeçari, autor i 19 golave në Premier League sezonin e kaluar, shihet si zëvendësuesi ideal i Alexander Isak, i cili u transferua te Liverpool për një shumë rekord. Wissa i bashkohet gjithashtu blerjes së re Nick Woltemade, duke kompletuar repartin ofensiv të trajnerit Eddie Howe.
Ky transferim mbyll një sagë të gjatë negociatash, ku Brentford refuzoi disa oferta gjatë verës, ndërsa vetë lojtari kishte shprehur publikisht dëshirën për t’u bashkuar me “Magpies”.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
2 Shtator, 2025 10:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.