Rreziku shëndetësor nga lidhja mes klimës dhe konsumit të sheqerit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Shtator, 2025 21:51

Rreziku shëndetësor nga lidhja mes klimës dhe konsumit të sheqerit

Një studim i publikuar në Nature Climate Change ka zbuluar se temperaturat më të larta të lidhura me ndryshimin e klimës po nxisin amerikanët të konsumojnë më shumë produkte të ëmbla, kryesisht pije të gazuara dhe të tjera me sheqer.

Hulumtuesit analizuan të dhënat e blerjeve ushqimore të familjeve amerikane nga viti 2004 deri në 2019 dhe i krahasuan ato me të dhënat rajonale të motit. Rezultatet treguan se për çdo 1°C rritje të temperaturës, konsumi i sheqerit të shtuar rritej me 0.7 gramë për person në ditë.

Rritja ishte më e dukshme kur temperaturat varionin nga 20°C deri në 30°C, periudhë kur njerëzit kërkojnë më shumë produkte të ftohta për t’u hidratuar – shpesh pije të ëmbla në vend të ujit.

Efekti ishte më i fortë tek familjet me të ardhura dhe arsim më të ulët, të cilat kanë më pak akses në hapësira me ajër të kondicionuar dhe zgjedhin më shpesh produkte të lira, por të pasura me sheqer.

Ekspertët paralajmërojnë se ky trend mund të përkeqësojë problemet shëndetësore si mbipesha, diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare, veçanërisht në grupet më të cenueshme të popullsisë.

Flaka

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Shtator, 2025 21:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?