Tre hapa të thjeshtë për të përmirësuar dëgjimin tuaj
Ekspertët theksojnë se ruajtja e shëndetit të trurit dhe qarkullimit të mirë të gjakut është çelësi për të mbajtur dëgjimin në formë optimale. Përveç kujdesit mjekësor, disa zakone të thjeshta mund të ndihmojnë në përmirësimin e aftësive dëgjimore dhe parandalimin e humbjes së tyre me kalimin e kohës.
Lojërat që stimulojnë dëgjimin Lojërat interaktive që testojnë aftësitë dëgjimore – të disponueshme online ose në aplikacione mobile – ndihmojnë në stërvitjen e trurit për të përpunuar më mirë tingujt dhe për të ruajtur reagimin e shpejtë ndaj tyre.
Meditimi Praktikuar prej mijëra vitesh, meditimi ndihmon në uljen e stresit, rregullimin e presionit të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit, duke ndikuar pozitivisht edhe në shëndetin e veshëve të brendshëm.
Aktiviteti fizik i rregullt Dy orë stërvitje në javë janë të mjaftueshme për të përmirësuar qarkullimin e gjakut në veshë dhe për të mbrojtur qelizat nervore përgjegjëse për transmetimin e sinjaleve të dëgjimit. Ecja, vrapi i lehtë, noti apo ushtrimet e fitnesit janë zgjedhje të mira.
Mjekët këshillojnë që këto zakone të kombinohen me kontrolle të rregullta të dëgjimit, sidomos për personat mbi 50 vjeç ose ata që punojnë në mjedise me zhurmë të lartë.
Flaka
















