7 gabimet që po dëmtojnë tretjen tuaj çdo ditë
Dhimbja e barkut është një nga shqetësimet më të zakonshme shëndetësore, që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës. Sipas dietologes britanike Cassandra Barns, sistemi ynë i tretjes është një mekanizëm kompleks ku enzimat dhe acidet bashkëpunojnë për të përpunuar ushqimin – por disa zakone të përditshme mund ta prishin këtë ekuilibër.
Ngrënia e vazhdueshme – Konsumimi i ushqimit në intervale shumë të shkurtra e mban stomakun nën presion dhe pengon prodhimin e mjaftueshëm të acidit tretës.
Përtypja jo e rregullt – Ekspertët këshillojnë përtypjen e çdo kafshate të paktën 30 herë për të lehtësuar punën e stomakut.
Mungesa e fibrave – Fibrat ndihmojnë tretjen, parandalojnë kapsllëkun dhe ushqejnë bakteret e mira në zorrë.
Stresi – Përveç ndikimit në shëndetin mendor, stresi shkakton fryrje dhe çrregullime të tretjes. Ushqimi nuk duhet konsumuar kur jemi nën stres.
Mungesa e aktivitetit fizik – Lëvizja e trupit stimulon tretjen dhe parandalon rëndimin e stomakut.
Përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve – Mund të shkatërrojë bakteret e mira dhe të dëmtojë ekuilibrin e zorrëve.
Anashkalimi i djegies së stomakut – Djegia e vazhdueshme mund të jetë shenjë e ulçerës dhe kërkon kujdes të menjëhershëm, duke shmangur alkoolin, kafen dhe ushqimet pikante.
Mjekët theksojnë se ndryshimi i këtyre zakoneve dhe një stil jetese i shëndetshëm mund të parandalojnë shumicën e problemeve të tretjes dhe të përmirësojnë ndjeshëm mirëqenien.
Flaka
















