Barcelona prezanton fanellën e re me Ed Sheeran për El Clasicon e 26 tetorit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Shtator, 2025 15:01

Barcelona prezanton fanellën e re me Ed Sheeran për El Clasicon e 26 tetorit

FC Barcelona ka zbuluar surprizën e radhës për supersfidën e El Clasicos kundër Real Madridit, që do të zhvillohet më 26 tetor 2025: në fanellën e saj do të shfaqet logoja e këngëtarit të famshëm britanik Ed Sheeran.

Ky bashkëpunim është pjesë e marrëveshjes së klubit katalanas me sponsorin kryesor Spotify, e cila lejon që në ndeshjet e mëdha të zëvendësohet logoja e platformës me atë të një artisti botëror. Më parë, fanellën “blaugrana” e kanë veshur emra si Drake, Rosalía, The Rolling Stones, Karol G, Coldplay dhe Travis Scott.

Rezultatet në fushë nga këto bashkëpunime kanë qenë të përziera: fitore me Rosalía, Coldplay dhe Travis Scott, por humbje me Drake, Karol G dhe Rolling Stones. Këtë herë, Barça shpreson që prania e Ed Sheeran të sjellë fat në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

El Clasico me fanellën speciale përkon edhe me publikimin e albumit të ri të Sheeran, “Play”, duke e kthyer këtë event në një ndërthurje të fuqishme mes futbollit dhe muzikës. Tifozët presin me padurim të shohin dizajnin unik në fushë dhe në dyqanet zyrtare.

Flaka

104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Shtator, 2025 15:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?