Pirja e vezëve – sekreti i energjisë dhe rinisë së trupit
Edhe pse ideja e pirjes së vezëve të pagatuara mund të mos jetë e pëlqyer nga të gjithë, ekspertët e ushqyerjes i konsiderojnë ato si një nga ushqimet më të plota dhe më të fuqishme kundër plakjes.
Sipas burimeve të AgroWeb.org, vezët organike – të prodhuara nga pula të ushqyera natyralisht në ferma – përmbajnë një kombinim të balancuar proteinash, yndyrnash të shëndetshme dhe vitaminash e mineralesh jetike për organizmin.
Përfitimet kryesore të pirjes së vezëve të pagatuara përfshijnë:
- Rritjen e energjisë dhe forcimin e sistemit imunitar
- Përmirësimin e funksioneve të trurit dhe ekuilibrave hormonalë
- Përshpejtimin e metabolizmit dhe djegien e yndyrnave
- Forcimin e muskujve, flokëve dhe thonjve
- Përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe funksioneve të mushkërive
- Zbutjen e njollave të lëkurës dhe rigjallërimin e organizmit
Vezët organike janë të pasura me vitaminë D, niacin, riboflavin, biotinë, vitamina A dhe E, si dhe minerale si magnez, kalium, fosfor, hekur, zink e jod.
Ekspertët sugjerojnë të fillohet me një vezë në ditë për një javë dhe më pas të rritet gradualisht në dy ose tre, duke i konsumuar të freskëta ose të përziera me qumësht.
Megjithatë, mjekët paralajmërojnë se vezët e pagatuara duhet të jenë të sigurta dhe të freskëta, për të shmangur rrezikun nga bakteret si Salmonella.
Flaka
















