Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, po eksperimenton me një qasje të pazakontë në drejtimin e skuadrës. Pas testimeve në stërvitje, spanjolli u pa duke ndjekur pjesën e parë të ndeshjes nga tribuna e shtypit në sfidën ndaj Lens, përpara se të kthehej në pankinë për pjesën e dytë.
“I kam parë trajnerët e ragbit të shikojnë ndeshjet nga një perspektivë krejt tjetër prej kohësh,” – tha Enrique pas asaj ndeshjeje. “Nga lart mund të shoh gjithçka.”
Të njëjtën strategji ai e përdori sërish mbrëmë në ndeshjen e Champions League ndaj Atalantës – duke e ndjekur pjesën e parë nga lart dhe më pas duke zbritur në pankinë për pjesën e dytë. Sipas tij, kjo i jep mundësinë të mbledhë më shumë informacion dhe të bëjë ndryshime më të sakta në pushimin mes pjesëve.
Kjo qasje inovative po shihet si një mënyrë për të “menduar tre lëvizje përpara”, duke i dhënë PSG-së një avantazh taktik në fushë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
18 Shtator, 2025 16:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.