Mjeku i Harvardit zbulon frutat më të mira dhe më të këqija për zorrët
Zgjedhja e frutave ndikon jo vetëm në nivelin e energjisë dhe sheqerit në gjak, por edhe në mirëqenien e sistemit tretës. Dr. Saurabh Sethi, gastroenterolog me diplomë nga Harvard, ka publikuar një renditje të frutave të zakonshme sipas ndikimit që ato kanë tek zorrët – dhe ka zbuluar një frut të habitshëm që ai gjithmonë e shmang për të parandaluar inflamacionin.
Frutat që duhet shmangur
Në fund të listës gjenden bananet shumë të pjekura, të cilat sipas Dr. Sethi rrisin sheqerin në gjak dhe ofrojnë më pak “karburant” për bakteret e mira të zorrëve. Ai rekomandon bananet paksa të gjelbra, të pasura me niseshte rezistente dhe fibra, që ndihmojnë tretjen dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe kancerit të zorrës së trashë.
Frutat më të mira për zorrët Në krye të listës janë:
- Boronicat – të pasura me antioksidantë që luftojnë radikalet e lira dhe parandalojnë sëmundjet kronike.
- Shegët – me polifenole që reduktojnë inflamacionin dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
- Kivi – burim i shkëlqyer fibrash të tretshme, lehtëson kapsllëkun dhe përmirëson rregullsinë e tretjes.
Frutat në mes të listës
Pjeprat, dardhat dhe mollët janë të dobishme, ndërsa rrushi dhe portokajtë marrin vlerësime më të ulëta. Rrushi ka shumë ujë dhe vitaminë C, por më pak vlera ushqyese krahasuar me frutat e tjera. Portokajtë janë të pasura me vitaminë C dhe antioksidantë, por konsumimi i tepërt mund të shkaktojë fotosensitivitet.
Ekspertët theksojnë se vitamina C është thelbësore për shëndetin e lëkurës, enëve të gjakut dhe kockave, dhe se një dietë e balancuar mund të sigurojë sasinë e nevojshme ditore.
Flaka
















