Luka Modric, nga legjenda e Realit te lideri i ri i Milanit
Përgatitësi atletik i Real Madridit, Antonio Pintus, ka vlerësuar lart ish-mesfushorin e tij Luka Modric, duke e cilësuar si një “shembull të rrallë të jetëgjatësisë sportive”. Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, Pintus theksoi se suksesi i kroatit nuk është rastësi, por rezultat i një profesionalizmi të jashtëzakonshëm dhe përkushtimi të përditshëm.
“Luka kujdeset për çdo detaj – stërvitjen, ushqyerjen, rikuperimin. Ka një mentalitet që e shtyn të mos jetë kurrë i kënaqur. Ai është një shembull i rrallë,” – u shpreh Pintus, duke shtuar se dallimi mes një lojtari të mirë dhe një lojtari të klasit botëror qëndron te mënyra e të menduarit.
Pas më shumë se një dekade te Real Madridi, ku fitoi gjithçka – përfshirë pesë trofe të Ligës së Kampionëve – Modric u transferua këtë verë te AC Milan si lojtar i lirë. Ai ka firmosur një kontratë njëvjeçare me mundësi rinovimi dhe ka debutuar me gol për kuqezinjtë, duke treguar se ende mbetet një lojtar vendimtar si teknikisht, ashtu edhe si lider në fushë.
Ky transferim u cilësua si një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së verës, duke rikthyer emocionin në mesfushën e Milanit dhe duke gjallëruar tifozët në “San Siro”.
Flaka
















