Vedat Muriqi po kalon një formë të shkëlqyer personale këtë sezon me Mallorca-n, duke shënuar tre gola në katër javët e para të La Liga-s, përfshirë një gol ndaj Real Madridit. Megjithatë, skuadra e tij ndodhet në një situatë të vështirë, duke u renditur në vendin e 19-të me vetëm një pikë të grumbulluar.
Para ndeshjes së rëndësishme të së dielës ndaj Atletico Madridit në “Son Moix”, faqja zyrtare e klubit publikoi një video ku Muriqi shprehet i zhgënjyer nga pozita e ekipit, por i bindur se Mallorca do të rikthehet në rrugën e duhur.
“Në fund, në nivel personal është çështje besimi për një sulmues. Jam i lumtur, kam më shumë besim, por më vjen keq që golat e mi nuk kanë vlejtur për asgjë. E kemi nisur keq, por ky është futbolli. Do të bashkohemi dhe kjo nis nga e diela, para tifozëve tanë. Do të motivohemi maksimalisht dhe do të marrim tre pikët e para që janë shumë të rëndësishme tani,” – tha Muriqi.
Sfida Mallorca – Atletico Madrid do të luhet të dielën në orën 16:15, me “Piratin” kosovar të vendosur për të udhëhequr skuadrën drejt fitores së parë të sezonit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
19 Shtator, 2025 17:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.