Mallorca barazon me Atleticon falë golit të Vedat Muriqit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 21 Shtator, 2025 18:31

Mallorca barazon me Atleticon falë golit të Vedat Muriqit

Vedat Muriqi po vazhdon të jetë lideri absolut i Mallorcas në këtë fillim sezoni. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës shënoi golin vendimtar që i dha skuadrës së tij një barazim të vlefshëm 1-1 ndaj Atletico Madridit, në ndeshjen e javës së pestë të La Liga-s.

Goli erdhi në minutën e 85-të, pas një super asisti nga Virgili, me Muriqin që u gjend në vendin e duhur për të mposhtur portierin madrilen. Ky ishte goli i tij i katërt në kampionat, duke e renditur vetëm një gol pas liderit të golashënuesve, Kylian Mbappé.

Edhe pse Mallorca mbetet në vendin e parafundit me vetëm dy pikë pas pesë ndeshjesh, forma e Muriqit është një nga pikat më të ndritshme të skuadrës. Ai po tregon jo vetëm instinkt të lartë golashënuesi, por edhe lidership në fushë, duke mbajtur gjallë shpresat për një rikthim në renditje.

Sfida e radhës për “Piratit” dhe shokët e tij do të jetë ndaj Real Sociedadit në transfertë, ku Muriqi do të kërkojë të vazhdojë serinë e golave.

Flaka

104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 21 Shtator, 2025 18:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?