Tre yjet e Real Madrid – Jude Bellingham, Vinícius Júnior dhe Kylian Mbappé – nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e Ballon d’Or 2025 që zhvillohet sonte në Paris, pavarësisht se janë mes 30 të nominuarve për çmimin prestigjioz.
Sipas “Marca”, klubi u ka dhënë lojtarëve lirinë të vendosin vetë, por ata kanë zgjedhur të qëndrojnë në Madrid për t’u përgatitur për ndeshjen e rëndësishme të La Ligës kundër Levante, që luhet vetëm 24 orë pas galasë.
Vendimi vjen në vazhdën e një qëndrimi të Real Madrid, i cili vitin e kaluar bojkotoi ceremoninë pas zhgënjimit që Vinícius nuk fitoi çmimin, pavarësisht një sezoni të jashtëzakonshëm. Këtë vit, asnjë përfaqësues i lartë i klubit nuk do të jetë në Paris, ndërsa lojtarët do të fokusohen te objektivat sportivë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
22 Shtator, 2025 17:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.