Conte konfirmon rikthimin e Rrahmanit ndaj Milanit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Shtator, 2025 17:52

Conte konfirmon rikthimin e Rrahmanit ndaj Milanit

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, pritet të rikthehet në formacionin bazë të Napolit në ndeshjen e rëndësishme të Serie A ndaj Milanit këtë të diel në “San Siro”.

Pas një lëndimi të lehtë në muskul të këmbës, të pësuar më 5 shtator gjatë ndeshjes Zvicër – Kosovë në Basel, Rrahmani mungoi në dy sfida të kampionit në fuqi të Italisë – ndaj Fiorentinas dhe Manchester Cityt – si dhe qëndroi në bankën e rezervistëve në fitoren 3:2 ndaj Pisas.

Sipas “Fantacalcio”, mbrojtësi 31-vjeçar është rikuperuar plotësisht dhe trajneri Antonio Conte planifikon ta aktivizojë nga minuta e parë kundër kuqezinjve. Rikthimi i tij pritet të sjellë stabilitet në repartin defensiv të Napolit, i cili aktualisht kryeson Serie A me katër fitore në po aq ndeshje, tre pikë më shumë se Milani.

Ky duel është një test i rëndësishëm për Napolin, që synon të ruajë ecurinë perfekte në kampionat dhe të konfirmojë statusin e favoritit për titull.

Flaka

103
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Shtator, 2025 17:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
103
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?