Arrat, superushqimi që mbron trurin dhe ul rrezikun e demencës
Një studim i fundit ka treguar se një stil jetese i shëndetshëm dhe një dietë e pasur me lëndë ushqyese mund të ndihmojnë në ruajtjen e mprehtësisë mendore dhe të reduktojnë ndjeshëm rrezikun e demencës, një gjendje e karakterizuar nga rënia e funksioneve njohëse.
Sipas neurologëve, ndër ushqimet më të dobishme për trurin, arrat zënë vendin e parë. Ato përmbajnë yndyrna të shëndetshme dhe acide yndyrore omega-3 me bazë bimore, të cilat mbrojnë trurin nga dëmtimet dhe përmirësojnë kujtesën dhe aftësinë e të mësuarit.
Gjithashtu, arrat janë të pasura me antioksidantë si acide fenolike, vitaminë E, selen dhe flavonoide, që luftojnë radikalet e lira dhe parandalojnë dëmtimet që mund të çojnë në sëmundje neurodegjenerative.
Një studim i gjatë dyvjeçar tregoi se pjesëmarrësit që konsumuan 30–60 gram arra në ditë shfaqën nivele më të ulëta të kolesterolit total dhe LDL, duke ulur kështu edhe rrezikun e demencës.
Ekspertët theksojnë se shenjat si ndryshimet në kujtesë, vështirësitë në zgjidhjen e problemeve apo përdorimin e gjuhës duhet të merren seriozisht dhe të çojnë në konsultim me mjekun.
Flaka










