Fabregas: “Nico Paz po trajtohet si Messi nga rivalët e Serie A, kjo tregon se e shohin ndryshe”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Shtator, 2025 18:29

Fabregas: “Nico Paz po trajtohet si Messi nga rivalët e Serie A, kjo tregon se e shohin ndryshe”

Trajneri i Como-s, Cesc Fabregas, ka bërë një krahasim të madh për talentin argjentinas Nico Paz, duke thënë se kundërshtarët në Serie A po e trajtojnë atë njësoj siç trajtohej Lionel Messi në kohën kur luante për Barcelonën.

Fabregas, i cili ka qenë shok skuadre me Messin te Barça, theksoi:

“Kur çdo skuadër luante kundër Barcelonës, sigurisht nuk donin që Messi të prekte topin. Ai shënonte tre gola për ndeshje. Kjo është një gjë pozitive për Nico. Do të ndodhë gjithnjë e më shumë. I thashë që në fillim të sezonit: kjo tregon se tani të shohin ndryshe, duan të konkurrojnë me ty në një mënyrë tjetër.”

21-vjeçari Nico Paz, i rritur në akademinë e Real Madridit, është bërë një nga lojtarët më të spikatur të Como-s në Serie A dhe tashmë shihet si një nga talentet më premtues të Argjentinës për Kupën e Botës 2026.

Flaka

776
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Shtator, 2025 18:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
776
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?