Manchester City ka marrë një lajm të rëndësishëm në prag të ndeshjeve vendimtare në Champions League dhe Premier League. Ylli francez Rayan Cherki është pranë rikthimit në fushë pas një dëmtimi muskulor që e mbajti jashtë për disa javë.
Sipas mediumit francez L’Équipe, ekzaminimet e fundit kanë treguar përmirësim të dukshëm në gjendjen e tij, ndërsa lojtari ka nisur stërvitjet me intensitet të kontrolluar. Cherki mund të jetë në dispozicion të Pep Guardiolës për ndeshjen e 1 tetorit ndaj AS Monaco në Ligën e Kampionëve, ose më së voni për sfidën e 5 tetorit ndaj Brentford në Premier League.
Cherki, i transferuar këtë verë nga Olympique Lyon për 36 milionë euro plus 6 milionë bonuse, ka zhvilluar vetëm dy paraqitje deri tani me fanellën e “Citizens”, duke arritur të shënojë edhe një gol. Rikthimi i tij shihet si një shtysë e madhe për City-n, sidomos pas largimit të Kevin De Bruyne dhe nevojës për kreativitet shtesë në mesfushë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
25 Shtator, 2025 18:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.