Dushi i ftohtë: Sekreti i trupit të shëndetshëm dhe mendjes së qetë
Edhe pse ideja e zhytjes në ujë akullt mund të duket e pakëndshme, ekspertët thonë se një dush i ftohtë i përditshëm sjell përfitime të shumta për trupin dhe mendjen. Nga përmirësimi i metabolizmit, forcimi i sistemit imunitar, ulja e stresit, deri te lehtësimi i dhimbjeve muskulore dhe kyçeve – terapia e ftohtë po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet.
Sipas studimeve të fundit, ekspozimi i shkurtër ndaj ujit të ftohtë ndihmon në:
- Reduktimin e inflamacionit dhe dhimbjeve
- Rritjen e qelizave të bardha të gjakut dhe forcimin e imunitetit
- Përmirësimin e humorit dhe shëndetit mendor falë çlirimit të endorfinave
- Rritjen e metabolizmit dhe ndjeshmërisë ndaj insulinës, duke ulur rrezikun për diabetin e tipit 2
- Shëndetin e lëkurës, duke ngushtuar poret dhe reduktuar yndyrën
Ekspertët rekomandojnë që dushi i ftohtë të fillojë gradualisht, me vetëm disa sekonda në fund të dushit normal, për të shmangur shokun termik. Koha optimale është rreth 30–90 sekonda, mjaftueshëm për të marrë efektet pozitive pa rrezikuar hipotermi.
Megjithatë, personat me probleme kardiovaskulare, tension të lartë apo sëmundje të frymëmarrjes duhet të konsultohen me mjekun para se të provojnë këtë terapi.
Flaka
















