Refuzon Real Madridin, Saliba zgjedh të ardhmen te Arsenal

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Shtator, 2025 20:18

Refuzon Real Madridin, Saliba zgjedh të ardhmen te Arsenal

Arsenali ka siguruar një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes për të ardhmen. Mbrojtësi francez William Saliba ka firmosur kontratë të re pesëvjeçare me klubin londinez, duke e lidhur të ardhmen e tij me “Topçinjtë” deri në vitin 2030.

24-vjeçari, i cili është bërë një nga mbrojtësit më të fortë në Premier League, ka zgjedhur të qëndrojë në projektin afatgjatë të Mikel Arteta-s, pavarësisht interesimit serioz nga gjigantët evropianë si Real Madrid.

Saliba, i transferuar nga Saint-Étienne në vitin 2019, pas huazimeve në Francë u bë titullar i padiskutueshëm në sezonin 2022/23. Ai ka formuar një dyshe të hekurt me Gabriel Magalhães, duke e kthyer Arsenalin në një nga skuadrat me mbrojtjen më të fortë në Angli.

Ky rinovim shihet si një fitore e madhe për klubin, që tashmë ka blinduar disa nga lojtarët kryesorë për të ardhmen.

Flaka

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Shtator, 2025 20:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?