Barcelona ka blinduar një tjetër talent të madh nga La Masia. Mesfushori 18-vjeçar Marc Bernal ka firmosur kontratë të re afatgjatë me klubin katalanas, e vlefshme deri në vitin 2029, me një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurosh.
Bernal, i konsideruar si pasardhësi natyral i Sergio Busquets, u rikthye së fundmi pas një dëmtimi të rëndë në ligamentet e gjurit (ACL) që e mbajti jashtë fushave për më shumë se një vit. Pavarësisht kësaj, Barcelona ka treguar besim të plotë tek ai, duke e parë si pjesë kyçe të projektit afatgjatë të trajnerit Hansi Flick.
Në ceremoninë e nënshkrimit, Bernal u shpreh i emocionuar: “Ky është dita më e bukur e jetës sime. Ëndrra ime gjithmonë ka qenë të luaj dhe të qëndroj te Barça.”
Ky rinovim është një tjetër sinjal i qartë se Barcelona po ndërton të ardhmen mbi talentet e akademisë, duke siguruar lojtarë si Lamine Yamal, Gavi, Pau Cubarsí dhe tani edhe Bernal.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
29 Shtator, 2025 20:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.