Deco sqaron sagën e Nico Williams: Barcelona nuk e ndoqi kurrë lojtarin, ishte agjenti që e ofroi
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka reaguar ashpër lidhur me polemikat e verës rreth transferimit të mundshëm të Nico Williams nga Athletic Bilbao. Në një intervistë për Mundo Deportivo, ai sqaroi se nuk ishte Barça ajo që e kërkoi lojtarin, por agjenti i tij që e ofroi disa herë te katalanasit.
“Ne kurrë nuk e kemi ndjekur Nico Williams. Ishte agjenti i tij që na kontaktoi disa herë, jo ne që shkuam pas tij”, tha Deco. Ai shtoi se Williams nuk ishte profili i saktë që kërkonte Barcelona, por klubi gjithmonë dëgjon kur ka propozime transferimi.
Deklaratat e tij vijnë pas kritikave nga Bilbao, të cilët aluduan se Barça kishte probleme me regjistrimin e lojtarëve. Por Deco e mohoi këtë, duke theksuar: “Nuk ishte çështje regjistrimi. Ne nuk pranojmë kushte të imponuara nga askush. Nëse do të negociojmë, më thuaj gjithçka që do që në fillim, jo ta ndryshosh më vonë”.
Saga e Nico Williams përfundoi me rinovimin e tij afatgjatë me Athletic Bilbao, ndërsa Barcelona vazhdoi të kërkojë alternativa të tjera për repartin ofensiv.
Flaka
















