Donald Caspar Huijsen, babai i mbrojtësit të talentuar Dean Huijsen, ka rrëfyer momentin e vështirë kur djali i tij u përjashtua nga projekti i Juventus-it. Në një intervistë për Tuttosport, ai e përshkroi atë ditë si një “tronditje të madhe” dhe një “ditë të errët” për familjen.
“Dean po bënte mrekullisht mirë në Torino, fliste italisht në mënyrë perfekte dhe ishte i dashur nga të gjithë. Giuntoli ishte kategorik dhe Motta brutal, kur i thanë se nuk mund të stërvitej më me ekipin e parë”, u shpreh Huijsen.
Pas një huazimi pozitiv te Roma, pritshmëritë ishin që Huijsen të bëhej pjesë e rëndësishme e Juventus-it, por vendimi i drejtuesve solli largimin e tij drejt Bournemouth në vitin 2024. Vetëm një vit më vonë, performancat e shkëlqyera në Premier League i siguruan një transferim të madh te Real Madrid për rreth 50 milionë paund.
Sot, Huijsen shihet si një nga mbrojtësit më premtues të futbollit evropian, ndërsa Juventusi vazhdon të kritikohet për mënyrën se si e menaxhoi rastin e tij.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
30 Shtator, 2025 21:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.