Slot konfirmon: Alisson jashtë për ndeshjen e fundjavës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Tetor, 2025 10:44

Slot konfirmon: Alisson jashtë për ndeshjen e fundjavës

Liverpool ka marrë një goditje të rëndë para përballjes me Chelsean në Premier League. Portieri brazilian, Alisson Becker, u detyrua të largohej nga fusha gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Galatasaray, pas një ndërhyrjeje vendimtare ndaj Victor Osimhen.

Trajneri Arne Slot konfirmoi pas ndeshjes se Alisson nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e fundjavës në “Stamford Bridge”: “Nuk është kurrë shenjë e mirë kur një lojtar largohet në atë mënyrë. Mund të them me siguri se nuk do të luajë kundër Chelseat.”

Në vend të tij, pritet të debutojë në Premier League portieri i ri Giorgi Mamardashvili, i cili u aktivizua në pjesën e dytë në Stamboll.

Ky është një shqetësim i madh për “The Reds”, të cilët tashmë kanë pësuar dy humbje radhazi dhe përballen me një kalendar të ngjeshur pas pushimit ndërkombëtar.

Flaka

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Tetor, 2025 10:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?