Arne Slot për mosaktivizimin e Mohamed Salah si titullar: “Kemi shumë ndeshje, duhet të menaxhojmë skuadrën”
Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, ka folur pas vendimit surprizues për të lënë në stol yllin egjiptian Mohamed Salah në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Galatasaray.
Slot theksoi se rotacioni është i domosdoshëm për shkak të kalendarit të ngjeshur dhe se lojtarët mund të ndikojnë edhe duke hyrë nga stoli:
“Jeremie nuk po luan si mbrojtës i djathtë, por si krah i djathtë. Ne kemi shumë ndeshje përpara dhe në pak ditë na pret një tjetër sfidë e madhe. Duhet të shfrytëzojmë skuadrën dhe kjo nuk do të thotë gjithmonë nga minuta e parë. Shpesh lojtarët kanë bërë diferencën duke hyrë nga stoli.”
Ai kujtoi gjithashtu një episod të veçantë nga e kaluara e Salah: “Ata po flisnin për herën e fundit kur Mo shënoi tre gola duke hyrë nga stoli kundër Rangers. Dhe unë e di kush ishte trajneri i Rangers atëherë – është asistenti im aktual, Gio van Bronckhorst. Ata tashmë e kanë diskutuar këtë mes tyre.”
Ky vendim ka shkaktuar reagime të shumta mes tifozëve, por Slot mbetet i bindur se menaxhimi i minutave është çelësi për suksesin e Liverpool-it këtë sezon.
Flaka
















