Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, në emisionin “Debat në SHENJA” premtoi se në dy vitet e para të mandatit të tij do të plotësohen nevojat primare të komunës në aspektin e furnizimit me ujë.
Ramadani theksoi se ka analizuar këtë çështje në aspektin inxhinierik dhe ka projektuar pompa me kapacitet më të madh për të garantuar funksionimin efikas të sistemit. “Unë e di mirë si funksionojnë këto pompa dhe si shkon projektimi nga faza fillestare deri në realizim. Për këtë jemi të bindur se brenda dy viteve të para do t’i plotësojmë nevojat primare të komunës së Sarajit,” deklaroi Ramadani.
Ai shtoi se një pjesë e sistemit të ujësjellësit dhe rezervareve është pothuajse gati dhe se ky projekt do të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me ujë për qytetarët nga fshati Bojanë deri në Bukoviq.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
3 Tetor, 2025 22:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.