Izet Mexhiti: Kujdesi për pensionistët do të jetë gjithmonë prioritet në Çair

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Tetor, 2025 23:08

Izet Mexhiti: Kujdesi për pensionistët do të jetë gjithmonë prioritet në Çair

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, zhvilloi një takim me pensionistët e komunës, ku theksoi rëndësinë e mbështetjes së kësaj gjenerate dhe siguroi se kujdesi për ta do të mbetet gjithmonë prioritet i qeverisjes lokale.

“Pasditen e kalova me pensionistët e komunës sonë, me biseda të sinqerta, kujtime interesante për të kaluarën dhe ide të vlefshme për të ardhmen e Çairit,” tha Mexhiti.

Ai shtoi se pensionistët kanë shprehur mirënjohje për kujdesin që është treguar nga qeveria qendrore, sidomos për rritjet e pensioneve.

“Pensionistët tanë ndanë me mua mirënjohjen e tyre për kujdesin që është treguar ndaj tyre nga qeveria, veçanërisht për rritjet e pensioneve. Nga 1 Tetori ka hyrë në fuqi rritja e fundit, e cila së bashku me rritjen që do të vijë në muajin mars përbën një ndihmë shtesë prej 7 mijë denarësh”, u shpreh kandidati i VLEN-it.

Mexhiti theksoi se modeli i qeverisjes që përfaqëson është ai i përgjegjësisë dhe solidaritetit.

“Kjo është mënyra se si qeverisim ne: duke punuar për të gjithë dhe duke ofruar më shumë siguri, dinjitet dhe qetësi për qytetarët tanë”, ësht4 shprehur ai.

Ai gjithashtu u zotua se në Komunën e Çairit pensionistët do të kenë gjithmonë mbështetje dhe respekt.

“Unë i sigurova se edhe në komunën tonë kujdesi për pensionistët nuk do të mungojë kurrë. Do të vazhdojmë të jemi pranë tyre me respekt, përkujdesje dhe mbështetje, duke nderuar gjeneratën që ka punuar e sakrifikuar për të ndërtuar të ardhmen e vendit tonë”, tha Mexhiti.

244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Tetor, 2025 23:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?