Mbappé dhe Mastantuono lënë shqetësime te Real Madrid, në dyshim për kombëtaret

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Tetor, 2025 12:13 Përditësuar

Mbappé dhe Mastantuono lënë shqetësime te Real Madrid, në dyshim për kombëtaret

Pas fitores 3-1 ndaj Villarrealit, Real Madrid nuk ka marrë vetëm tri pikët, por edhe dy shqetësime serioze. Ylli francez Kylian Mbappé u detyrua të largohej nga fusha me dhimbje në kyçin e këmbës së djathtë, ndërsa talenti argjentinas Franco Mastantuono u zëvendësua në minutën e 75-të për shkak të një mbingarkese muskulore.

Trajneri Xabi Alonso konfirmoi pas ndeshjes:

“Mbappé ka shqetësim në kyçin e këmbës, ndërsa Franco ka një mbingarkesë. Do t’i monitorojmë dhe do të shohim si do të reagojnë, pasi të dy do t’i bashkohen kombëtareve të tyre.”

Sipas raportimeve të para, Mbappé dyshohet për një dëmtim të lehtë në kyçin e djathtë, ndërsa Mastantuono për një mbingarkesë në muskujt e pasmë të kofshës. Vendimi për aktivizimin e tyre në ndeshjet e Francës dhe Argjentinës do të merret pas kontrolleve mjekësore shtesë.

Ky zhvillim vjen në një moment delikat, pasi Franca ka ndeshje kualifikuese për Botërorin, ndërsa Argjentina miqësore përgatitore.

Flaka

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Tetor, 2025 12:13 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?